Italia zgjat ndalimin e udhëtimeve nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka

Italia zgjat ndalimin e udhëtimeve nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka

Italia zgjati të dielën perjudhën e ndalimit të udhëtimeve për në Indi, Bangladesh dhe Sri Lanka.

Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë të dielën sipas Reuters.

Masa u vendos fillimisht në fund të prillit dhe pritej të pushonte të dielën.

Por vendi ende i ruhet variantit indian të Covid-19, i cili është raportuar të jetë shumë ngjitës.

Rastet ditore në Italia kanë rënë në mbi 3000 infektime të reja, krahasuar me mbi 10 mijë raste që regjistronte në fillim të muajit.

Ndërkohë, qysh nga fillimi i pandemisë ajo ka regjistruar mbi 4 milion raste të infektimit, prej të cilëve rreth 126 mijë kanë gjetur vdekjen.

Statistikat e infektimit në vend janë ndihmuar edhe nga zgjerimi i fushatës së vaksinimit.

Italia ka vaksinuar mbi 34 milion persona, prej të cilëve mbi 11 milion janë plotësisht të vaksinuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>