Italianët e Shqipërisë votojnë për zgjedhjet parlamentare: vetëm Garavini (PD) dhe Codoro (FI) vizitojnë Shqipërinë

Italianët e Shqipërisë votojnë për zgjedhjet parlamentare: vetëm Garavini (PD) dhe Codoro (FI) vizitojnë Shqipërinë

Pak më shumë se tre mijë italianë rezidentë në Shqipëri (të regjistruar në Regjistrin e italianëve rezidentë jashtë Italisë) do të votojnë për zgjedhjet e përgjithshme italiane, të cilat do të mbahen më 4 mars.

Posta shqiptare ka filluar të shpërndajë për të gjithë italianët dhe shqiptarët me pasaportë italiane rezidentë në Shqipëri fletët e votimit dhe udhëzimet përkatëse. Afati i votimit është që nga momenti i marrjes së fletës së votimit deri më 28 shkurt. Personat të cilët nuk kanë marrë ende fletën e votimit mund ta kërkojnë atë pranë konsullatës italiane.

Votuesit italianë banues në Shqipëri votojnë për Zonën elektorale Europa që përfshin të gjithë italianë rezidentët jashtë Italisë në 42 vendeve evropiane nga Portugalia në Rusi.

Votuesit do të votojnë për Dhomën e deputetëve — Dhomën e ulët të Parlamentit duke zgjedhur nga një listë prej 10 kandidatësh për çdo parti, dhe për Senatin — Dhoma e lartë e Parlamentit nga një listë me katër deputetë. Vota e tyre do të shkojë në zgjedhjen e 5 deputetëve dhe 2 senatorëve.

Në ndryshim nga italianët brenda Italisë, jashtë italisë votohet sipas preferencës. Ata kanë mundësinë për të shprehur dy preferenza për dhomën e ulët dhe një për Senatin.

Në Kolegjin Evropian janë regjistruar rreth 2,6 milionë votues, pra votuesit në Shqipëri nuk përfaqësojnë një kuotë domethënëse në krahasim me vendet si Britania, Franca, Belgjika, Gjermania, Zvicra, që kanë një emigracion të qendrueshëm dhe të konsoliduar, ku rezidentët me pasaporë italiane janë rreth 100 mijë.

Edhe për këtë arsye fushata elektorale ka prekur pak Shqipërinë dhe vetëm dy kandidatë përfaqësues të dy formacioneve më tradicionalë kanë ardhur në Shqipëri për të takuar zgjedhësit e tyre: Deputetja Laura Garavini, eksperte parlamentare, kësaj here candidate e Partisë Demokratike italiane për Senatin dhe Massimiliano Codoro kandidatë për Dhomën e ulët të Parlamentit në listën e përbashkët të Forza Italia-së, Lega-ës dhe Fratelli d’Italia. Të gjithë kandidatët e tjerë dhe ato të listave të tjera përveç ndonjë mesazhi në median sociale duke se nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet tjetër.

Deputetja Garavini, me prejardhje nga Modena dhe banuese në Gjermani prej shumë vitesh, takoi anëtarët e Partisë Demokratike italiane në Tiranë pak kohë përpara Krishtlindjes, dhe sikurse exit.al ka raportuar më parë, i foli zgjedhësve për arritjet gjatë legjislaturës së kaluar dhe për ato që ajo do të bëjë në të ardhmen.

Kandidati i qendrës së djathtë Massimiliano Codoro, është një sipërmarrës milanez në sektorin e financës për energjinë dhe ushqimin. Anëtarë i vjetër i UDC-së dhe i interesuar për Shqipërinë. Codoro gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime në Tiranë me përfaqësues të ndryshëm të komunitetit italianë në Shqipëri. Ai dëgjoi sugjerimet e tyre dhe shpjegoi mendimin dhe programin e tij.

Codoro ka një qasje të re dhe interesante për rolin e emigracionit italianë dhe mbi të gjitha për sipërmarërsit italianë në Shqipëri dhe për shqiptarët e shumtë me pasaportë italiane të cilët janë kthyer në Shqipëri, që sipas tij janë bartësit e vërtet të “Made in Itali”. Codoro u shpreh se duhet italianëve dhe shqiptarëve me pasaportë italiane duhet ti përkushtohet më shumë vëmendje dhe të përfshihen më shumë në politikën ekonomike dhe shoqërore italiane në Shqipëri, në mënyrë të vecantë përsa i përket Fondeve të Agjensisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>