Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për shkurtimin e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në 153 kandidatë nga 233 të listuar, erdhi edhe vendimi i kësaj të fundit.
Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, në një deklaratë për mediat tha se ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar me lista të plota ishte i ndikuar nga “interesi politik i partisë në pushtet”.
“Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend”, tha Kaso.
Pavarësisht vendimit të padrejtë, ai shtoi se Partia Demokratike do ta pranojë dhe do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit për të sjellë ndryshimin.