Pekini ka izoluar më shumë se 500 mijë banorë për të frenuar Covid-19 si dhe për të ndaluar grumbullimet për festën e Vitit të ri Hënor i cili fillon më 12 shkurt.
Të gjithë fshatrat rurale janë bllokuar për të paktën tri ditë, derisa të përfundojë testimi masiv.
Një zyrtar i bashkisë, njoftoi se 518 000 banorë nga një total prej 1,2 milionë nuk do të lejohen të largohen nga fshatrat derisa të përfundojnë testimet.
Kina regjistroi 87,433 raste të infektuarish dhe 4,634 viktima.