Izraeli dënon zgjedhjen e Ebrahim Raisit në Iran

Izraeli dënon zgjedhjen e Ebrahim Raisit në Iran

Izraeli dënoi të dielën zgjedhjen e Ebrahim Raisi si president i Iranit, sipas një raportimi të Reuters.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett, në daljen e parë mediatike qysh nga marrja e detyrës javën e kaluar, e konsideroi zgjedhjen e Raisit si të mundësuar nga udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, jo të zgjedhur përmes votimeve të lira.

“Zgjedhja e Raisi është, do të thosha, shansi i fundit që fuqitë botërore të zgjohen, para se t’i rikthehen marrëveshjes bërthamore dhe të kuptojnë me kë po bëjnë biznes”, shtoi Bennett.

Raisi, një gjyqtarit të vijës së ashpër, me pikëpamje ultra-konservatore politike, është i sanksionuar nga SHBA-të që nga viti 2019 për shkelje të të drejtave të njeriut, në ekzekutimet e viteve 1980 dhe rolin e tij në shtypjen e trazirave në 2009 në Iran.

Kjo nuk e pengoi atë të siguronte fitoren të shtunën në zgjedhjet presidenciale të Iranit, pas një gare të shënuar nga apatia e votuesve mbi vështirësitë ekonomike dhe kufizimet politike.

Bennett i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos lejojë që Irani të zotërojë armë bërthamore.

“Një regjim i xhelatëve brutalë nuk duhet të lejohet kurrë të ketë armë të shkatërrimit në masë. Pozicioni i Izraelit nuk do të ndryshojë në lidhje me këtë,” tha ai.

Deklarata e Izraelit vjen në një kohë që administrata Biden po kërkon t’i rikthehet marrëveshjes për armët bërthamore me Iranin, ndërkohë që adminsitrata e mëparshme e presidentit Trump u tërhoq, duke favorizuar politikat izraelite në rajon.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>