Izraeli drejt rihapjes totale

Nga Exit News
Izraeli drejt rihapjes totale

Izraeli planifikon të lehtësojë masat e kufizimit nga fillimi i marsit. Kështu që prej 9 marsit, vendi po planifikon të hapë restorantet dhe baret.

Izraeli renditet i pari në botë për vaksinimin e popullsisë, ku 41 përqind e saj ka marrë një dozë të vaksinës.

Nga 23 shkurti do të hapen hotelet dhe palestrat për ata që kanë kaluar Covid-19 ose janë vaksinuar.

“Ne po bëjmë plane që të rihapim vendin gradualisht, por me kujdes që të mos kemi një shpërthim tjetër të pandemisë”, tha për Ynet TV, Nachman Ash, koordinatori kombëtar i përgjigjes ndaj pandemisë.

Izraeli hyri në një karantinë kombëtare disa javë më parë për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>