Izraeli filloi të premten fushatën e vaksinimit me dozën e tretë përforcuese, për grupmoshat mbi 60 vjeç.
Për t’ i dhënë shtysë fushatës, dozën e mori edhe presidenti i vendit, Isaac Herzog, sipas një raportimi nga The Guardian.
Herzog, 60 vjeç, së bashku me bashkëshorten morën një dozë përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv.
Presidenti u shpreh “krenar” për nismën pasi ” është jetësore për mundësimin e rrethanave normale të jetës, sa më shumë që të jetë e mundur, në këtë pandemi shumë sfiduese”.
Çifti u shoqërua nga kryeministri i ri i vendit, Naftali Bennett, i cili po ashtu theksoi rëndësinë e dozave përforcuese në luftën ndaj pandemisë,
Bennett u zotua se Izraeli do të ndajë të gjithë informacionin që merr nga fillimi i vaksinimit publik – i cili përfaqëson një provë mjekësore për shkak të mungesës së të dhënave mbi efikasitetin dhe sigurinë e dozës së tretë përforcuese.
“Izraeli është një vend pionier për të vaksinimin me dozën e tretë për të moshuarit mbi moshën 60 vjeç. Lufta kundër pandemisë Covid është një luftë globale. E vetmja mënyrë për të mposhtur Covid është së bashku,” deklaroi ai.
Izraeli