Izraeli ka filluar sulme ajrore kundër militantëve palestinez në Rripin e Gazës, pas hedhjes së raketave nga Gaza drejt Jeruzalemit.
Ministria palestineze e shëndetësisë në Gaza njoftoi se nëntë persona, përfshirë fëmijë, kishin vdekur nga sulmet. Ndersa në Jeruzalem, nga sulmi u evakuua parlamenti.
Tensionet midis Izraelit dhe Palestinezëve u shtuan ditët e fundit.
Izraeli njoftoi se kishte vrarë tre militantë të Hamasit. “Ne kemi filluar, dhe e përsëris filluar, sulmin ndaj objektivave ushtarake në Gaza,” u tha gazetarëve zëdhënësi ushtarak izraelit Nënkolonel Jonathan Conricus.
Burime të Hamasit i thanë BBC se komandanti i Brigadave Izzedine al-Qassam, Mohammed Abdullah Fayyad, u vra.
Gjatë javës së kaluar më shumë se 300 palestinezë u plagosën në përplasje me policinë Izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa, të hënën.
Një marshim i planifikuar nga nacionalistët izraelitë nëpër zonat myslimane të Qytetit të Vjetër të Jeruzalemit Lindor u ndërpre për shkak të frikës se mund të shkaktonte trazira.
Dita së Jeruzalemit shënon kapjen e Jeruzalemit Lindor nga Izraeli – shtëpia e Qytetit të Vjetër dhe vendet e tij të shenjta – në 1967 dhe zakonisht vizitohet nga qindra të rinj izraelitë që tundnin flamurin nëpër Lagjen Muslimane përmes Portës së Damaskut, duke kënduar këngë patriotike .
Ajo konsiderohet nga shumë palestinezë si një provokim i qëllimshëm. Marshimi i këtij viti do të ishte zhvilluar gjithashtu në ditët e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit.