
Izraeli ka njoftuar qytetarët se do të lejohen të heqin maskat në ambiente pulike të brendshme të martën.
Vendimi erdhi pasi shifrat e infekstimeve të reja me Covid-19 kanë rënë drastikisht, falë edhe fushatës së suksesshme të vaksinimit.
Izraeli ka regjistruar këtë muaj asnjë ose një vdekje ditore, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që 55% e popullsisë 9.3 milionëshe janë vaksinuar plotësisht.
Mbas më shumë se një viti, sipas një raportimi nga Reuters, fëmijët zhvilluan mësim dhe të rriturit punuan pa maska .
Në prill, vendi hoqi detyrimin e mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme.
Maskat janë ende detyrim për pacientët dhe personeli i pavaksinuar në objektet mjekësore, nga personat që hyjnë në karantinë dhe nga pasagjerët në fluturimet tregtare.