Izraeli ka vaksinuar më shumë se një milionë banorë me vaksinën anti-Covid, duke u bërë vendi i parë në botë për përqindjen e popullsisë së vaksinuar, rreth 12 për qind. Vaksina që po përdoret në Izrael është ajo e Pfizerit.
Izraeli ka një normë prej 11.55 doza vaksine për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini me 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar me 1.47.
Sa për krahasim, Franca kishte vaksinuar 138 persona gjithsej deri më 30 dhjetor.
Ndërkohë më 31 dhjetor, vetëm rreth 2.8 milion amerikanë kanë marrë një dozë të vaksinës anti-Covid, duke e lënë Amerikën shumë larg synimit për të vaksinuar 20 milion njerëz në dhjetor.
Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mundësuar nga databaza Our World in Data. Ata matin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.
Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, të dhëna më shumë se një javë larg njëra-tjetrës.