
Greqia dhe Izraeli nënshkruan të martën një marrëveshje për udhëtimin e lirë të personave të vaksinuar në këto dy vende.
Kjo do të thotë që izraelitët e vaksinuar mund të udhëtojnë lirisht në Greqi dhe anasjelltas.
Marrëveshja do të hyjë në fuqi kur të jenë vaksinuar një numër i caktuar qytetarësh.
Aktualisht Izraeli ka vaksinuar rreth 3 milionë banorë, ndër të cilë 2 milionë kanë marrë dozën e dytë.
Ndërsa Greqia ka vaksinuar 360 mijë qytetarë.