Izraeli mbylli kufirin me Gazën, duke ndaluar disa kamionësh me ndihma nga ndërkombëtarët, të martën, raporton Al Jazeera. Sipas zyrtarëve izraelitë kufiri u mbyll pas plagosjes së një ushtari. Më parë Izraeli lejonte kalimin e makinave të ndihmave nga ndërkombëtarët.
“Pas bombardimit të kufirit… u vendos të ndalohet hyrja e pjesës tjetër të kamionëve”, u shprehën forcat izraelite.
Të martën, agjencia e ndihmës e Kombeve të Bashkuara tha se më shumë se 52,000 palestinezë tani janë zhvendosur nga sulmet ajrore izraelite që kanë shkatërruar ose dëmtuar rëndë gati 450 ndërtesa në Rripin e Gazës.
Rreth 47,000 nga njerëzit e zhvendosur kanë kërkuar strehim në 58 shkolla të drejtuara nga Kombet e Bashkuara në Gaza, u tha gazetarëve Jens Laerke, një zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Gjenevë.
KB tha se 132 ndërtesa u shkatërruan dhe 316 u dëmtuan rëndë, duke përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra të kujdesit shëndetësor parësor, si dhe një impiant ujësjelles, duke ndikuar në aksesin në ujë të pijshëm për rreth 250,000 njerëz.