
Izraeli miratoi të martën vaksinën anti Covid nga kompania Moderna.
Izraeli është vendi i tretë që ka miratuar këtë vaksinë.
Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka siguruar gjashtë milionë doza. Autoritet e Izraelit njoftuan shpërndarja e tyre do të nis në Janar.
Moderna është miratuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada deri më tani.
Izraeli synon të vaksinojë të gjitha grupet e ndjeshme deri në fund të janarit. Vaksinimi ka nisur në 19 dhjetor me vaksinën e “Pfizer-BioNTech”.