Qeveria izraelite ka vendosur administrimin e dozës së tretë të vaksinës Covid-19, të Pfizerit, për personat me probleme me imunitetin. Vendimi u njoftuan nga zyrtarët e shëndetësisë për median izraelite Channel 12 News.
Qindra qytetarë, të cilët kanë probleme me sisitemin imunitar, mund të caktojnë datën e vaksinimit me dozën e tretë duke filluar nga java e ardhshme.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka rekomanduar edhe vaksinmin e fëmijëve nën moshën 12 vjeç, me probleme imunitare ose sëmundje shoqëruese.
Izraeli ka firmosur një marrëveshje të re me Pfizer për furnizimin me vaksina. Ngareksa e re pritet të mbërrijë në vend më 1 gusht.