Izraeli nuk do të bashkëpunojë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) për hetimin për krime të luftës në territoret e zabtuara palestineze.
Më 9 mars, GJNP-ja u ka dërguar një njoftim Izraelit dhe Autoritetit Palestinez se kanë një muaj kohë për të informuar gjykatësit, nëse po hetojnë krime të ngjashme, me ato që hetohen nga ana e GJNP-së.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nxorri një deklaratë ku njoftonte se qeveria nuk do “të bashkëpunonte” me GJNP-në.
”Izraeli do t’i dërgojë një letër gjykatës, përmes së cilës hedh poshtë plotësisht pretendimin se Izraeli kryen krime lufte”, thuhet në njoftim.
Qeveria izraelite kundërshtoi gjithashtu juridiksionin e gjykatës për të hetuar këto krime, duke theksuar se “pret që gjykata të përmbahet nga shkelja e sovranitetit dhe autoritetit të tij”
Në shkurt, GJNP vendosi të pranojë kërkesën e prokurores Fatou Bensouda për të nisur hetim mbi këtë çështje.