Ushtria e Izraelit po harton një plan për një operacion të mundshëm tokësor të Gazës, ndërsa ajo vazhdon me bombardime nga ajri të Tel Avivit.
Media raportuan se të mërkurën, në mbrëmje, grupet e ekstremit të djathtë hebrenj dolën në rrugët në të gjithë vendin duke kërkuar arabë, ndërsa qytetarët palestinezë të Izraelit u përplasën me policinë.
Të enjten, mijëra izraelitë u strehuan në vendet e caktuara pas sirenave për sulme me raketa në kryeqytetin ekonomik Tel Aviv.
Ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në Gaza që nga e hëna, duke vrarë katër komandantë të lartë të Hamasit.
Të paktën 67 njerëz u vranë në Gaza, përfshirë 16 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetit. Shtatë persona u vranë në Izrael, thanë zyrtarët mjekësorë, duke përfshirë një djalë pesë vjeçar të vrarë të mërkurën në qytetin kufitar të Sderot.
Ndërkohë, kompania energjetike e SHBA-ve, Chevron tha se kishte mbyllur platformën e gazit natyror Tamar në brigjet e Izraelit si një masë paraprake. Izraeli tha se nevojat për energji elektrike do të vazhdojnë të plotësohen.
Të paktën dy kompani ajrore amerikane anulluan fluturimet për në Tel Aviv të mërkurën dhe të enjten. Izraeli, i cili pezulloi shkurtimisht operacionet në aeroportin Ben Gurion të hënën pas një breshërie raketa në Tel Aviv, tha se kompania ajrore kombëtare El Al ishte gati të siguronte fluturime shtesë.