Izraeli kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës të dielën në përgjigje të sulmeve me raketa të palestinezëve, tha ushtria izraelite.
Tensioni midis Izraelit dhe palestinezëve është rritur gjatë javës së kaluar, pasi gjashtë militantë palestinezë u arratisën nga një burg i sigurisë maksimale të Izraelit të hënën. Forcat izraelite kanë kapur katër nga të burgosurit që u arratisën.
Militantët palestinezë të Gazës lëshuan një raketë në Izrael të premten kur dy nga të burgosurit u kapën dhe pastaj përsëri të shtunën, pasi u kapën dy të burgosur të tjerë të arratisur. Ushtria izraelite tha se goditi objektivat që i përkisnin Hamasit, grupit të armatosur islamik që sundon në Gaza. Nuk ka raportime për viktima.
Një armëpushim u dakordësua midis Izraelit dhe Hamasit pas 11 ditësh luftime të ashpra në maj, në të cilat të paktën 250 palestinezë dhe 13 në Izrael u vranë.