Izraeli zbulon ulje të efektivitetit të vaksinave Pfizer

Izraeli zbulon ulje të efektivitetit të vaksinave Pfizer

Ministria izraelite e Shëndetësisë raportoi të hënën një rënie në efektivitetin e vaksinës Pfizer/BioNTech në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjes simptomatike të Covid-19.

Raporti shton se vaksina mbetej, gjithsesi, shumë efektive në parandalimin e formës së rëndë të sëmundjevs.

Në raport me një muaj më parë, efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infeksionit dhe sëmundjes simptomatike ka rënë në 64%, ndërkohë që vazhdon të jetë 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe sëmundjeve të rënda nga koronavirusi.

Ministria botoi në maj një studim, nga ku rezultonte se dy dozat e vaksinës së Pfizer siguronin mbi 95% mbrojtje kundër infeksionit, shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda.

Rënia në efektivitet, nëse konstatohet edhe në studime të tjera, vjen në një kohë që në botë po merr përhapje varianti Delta i virusit.

Përfaqësues të Pfizer nuk kanë komentuar të dhënat nga Izraeli, por cituan, për llogari të Reuters, kërkime të tjera, që tregojnë se antitrupat e vaskinës ishin në gjendje të neutralizonin të gjitha variantet e testuara.

Izraeli ka vaksinuar rreth 60% e popullsisë me të paktën një dozë Pfizer dhe ka regjistruar shifra ditore  infektimesh shumë të ulëta, që gjë e shtyu të hiqte të gjitha kufizimet për mbrojtjen nga Covid-19.

Megjithse varianti Delta ka sjell rritje të lehtë të shifrave ditore, sërish ekspertët vendas argumentojnë kundër mbylljes e kufizimeve, duke përkrahur më tepër përshpejtimin e vaksinimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>