JaMystic ju sugjeron një ëmbëlsirë me luleshtrydhe.
Kjo është një ëmbëlsirë e freskët dhe shëndetshme, por duhet konsumuar me kujdes për shkak të kalorive.
Për 6 persona duhen:
Për petën:
- 250g miell,
- 150 gjalpë temp ambienti,
- 1 vezë,
- 90 g sheqer pluhur,
- Një maje luge kripë,
- 30g pluhur bajamesh,
- 1 pako sheqer me vanilje:( 3-4g).
Për kremin:
- 3 të verdha vezësh,
- 210g qumesht,
- 50g sheqer,
- Pak vanilje,
- 15 g niseshte.
Për dekor:
- 350g luleshtrydhe,
- 2 lugë gjelle sheqer pluhur.
Ky brumë duhet të bëhet një ditë më parë.
Në një enë qelqi hedhim sheqerin, miellin, kripë,bajamet dhe vaniljen dhe i përziejmë elementët e thatë.
Pastaj hedhim gjalpin dhe e punojmë me dorë deri sa mielli të behet si rërë me kokrriza.
Hedhim vezën dhe punojmë burimin deri sa të lidhen elementët. Mund të shtoni ndonjë luge uje nqs brumi del i thatë. Kujdes brumi punohet në minimumin e mundshëm që të mos bëhet elastik.
Duhet të formojmë një top të cilin e mbledhim me një film plastik dhe e lëmë të qetesohet në frigorifer për 12 orë.
Kremi
Edhe kremi mund të bëhet një ditë më parë që të jetë i ftohtë kur të vendoset mbi petën.
Rrahim të verdhat me sheqerin , vaniljen dhe niseshtenë.
Vëmë qumështin në zjarr mesatar.
Kur qumështi fillon të nxehet e heqim nga zjarri dhe marrim lugë pas luge dhe e shtojmë gradualisht tek vezët duke i përzier. Kujdes që qumështi të shtohet sa më gradualisht që të mos e prishë masën e vezëve. Kur e kemi shtuar të gjithë qumështin e kthejmë gjithë masën në tenxhere dhe e vëmë në zjarr duke e përzierë vazhdimisht vazhdimisht derisa të trashet.
Kremin e mbledhim në një enë qelqi dhe e mbulojmë me film plastik. E lëmë të ftohet.
Nxjerrim brumin e ëmbëlsirës nga frigoriferi .
dhe e lëmë 2-3 min në temperaturë ambienti.
Ndezim furrën në 180 gradë
Presim një letër kuzhine pak më të madhe se ena që do të përdorim për furrë, dhe vendosim brumin mbi letrën dhe e hapim me petës në trashësinë e nje monedhe. Bashkë me letrën e kuzhinës e tranportojme petën mbi tepsinë që shkon në furrë. I presim anët e petēs qe të
jenë në një lartësi me enën dhe e fusim në furrë për 25 min derisa të marrë një ngjyrë të lehtë.
E nxjerrim nga furra , i heqim letrën dhe e lëmë te ftohet mbi një zgarë.
Marrim kremin dhe e shtojmë mbi petën e pjekur duke krijuar një shtresë të njëtrajtshme deri në lartësinë e petes.
Pastaj marrim luleshtrydhet dhe i presim në gjatësi duke i renditur në formë rrethore nga ekstremi drejt qendrës. Formojmë kështu një lule. I hedhim përsipër pak sheqer pluhur mbi luleshtrydhe dhe embelsira është gati.
Jamystic këshillon: Përmasat për bërjen e brumit mund të jenë të mëdhaja sepse varet nga ena që do të përdoret. Në rastin tim me ngeli mase brumi edhe për një petë të dytë.