
Jamystic sot ju propozon një pije freskuese e plot aromë pranverore: ujë trëndafili.
Për 1 l lëng ju nevojitet:
- 6 trëndafila me aromë,
- 3 gjethe barbarozë,
- 1/2 limoni
- 1 lugë kafeje limontoz,
- 2 lugë gjelle sheqer.
Në një vazo qelqi 2 kg hedhim 1l ujë të blerë, sheqerin, limontoz, dhe lëngun e limonit dhe gjithë petalet e trëndafilit dhe gjethet e barbarozës.
I trazojmë me lugë dhe i lëmë në diell dy tre ditë me kapak të mbyllur duke e kthyer herë pas here vazon.
E voila të pasnesermen ju mund të freskoheni me ujë të bekuar trëndafili.
