JaMystic ju propozon ‘Peshk të pjekur në kripë’

Nga JaMystic
JaMystic ju propozon ‘Peshk të pjekur në kripë’

Merrni pak kohë nga e përditshmja juaj për të përgatitur një pjatë me shije të papërsëritshme: Peshk i pjekur në kripë.
Jamystic do t’ju udhëheqë në zbatimin e saj.

Për 5-6 persona nevojiten:

  • 1 peshk 2-2,5kg ( levrek,koce,korb);
  • 1 limon;
  • 5 qese me kripë të trashë;
  • 4 degë trumzë.

Ndezim furren në 200 gradë.

Në një tepsi hedhim dy qese kripë të zezë në pērmasën e peshkut.

E thajmë dhe e lyejmë peshkun me vaj ulliri nga të gjitha anët dhe i fusim tek barku fetat e limonit dhe degat e trumzës.

E vendosim mbi shtratin e kripës dhe e mbulojmë me kripën e  tre qeseve të tjera.

E vendosim në furrë për 1 orë e gjysmë.

Duhet pak kujdes kur te hiqni pjesën e sipërme të  kripës se forcohet si shkëmb.

Mund ta shoqëroni me patate, karrota me gjalpë apo bishtaja te zjera.

Jamystic këshillon: Peshku im quhej ” korb” nuk ka çmimin e levrekut por është njësoj i shijshëm.
Kujdes: Duhet ta kerkoni peshkun vetem të boshatisur tek barku pa i hequr luspat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>