JaMystic ju sugjeron sot ‘San Pietro me karrota’

Nga JaMystic
JaMystic ju sugjeron sot ‘San Pietro me karrota’

Nga eksplorimi i kulturave te reja kuptova që  për të zbuluar shijen e vërtetë të  një perimeje duhet ta gatuash atë veçmas.
Provoni sot të gatuani “karrota me gjalpë dhe fileto peshku”.

Pak histori: 
Karrota origjinën e saj e ka nga Azia e vogël ose Afganistani ku gjendet edhe sot në gjendje të egër. Karrotat e para të kultivuara në Europe  kanë pasur ngjyrë të verdhë ose violetë.
Në vitet 1600 në Hollandë ajo gjeti ngjyrën portokalli siç njihet edhe sot.
Nëse i blini karrotat me  gjethe duhet ti këpusni ato për  një  konservim më të  gjatë.
Karrota është një perime që konsumohet si e gjallë edhe zier.
Dy janë elementet ushqimore më interesante, fibrat dhe karotenoidet, sidomos betakaroteni . Përmban gjithashtu edhe vitaminë A.

Për 4 persona:

  • 2 peshq San Pietro (4 fileto Kovaçi)
  • ½ kg karrota të freskëta
  • fije trumze
  • fije kopër
  • 30g gjalpë
  • kripë,piper,sheqer

Për salcën:

  • 15g gjalpë
  • 1 limon
  • 3 lugë pana.

Qërrojmë karrotat nga cipa dhe i presim në  rondele. U hedhim kripë, piper, sheqer
Në një tigan ku kemi shkrirë dy lugë gjalpë  hedhim karrotat e prera dhe i lëmë të  fërgohen disa minuta deri sa të  fillojnë të  marrin faqe. I hedhim trumzën dhe një gotë me ujë dhe i ulim zjarrin që të zihen ngadalë deri sa ta mbarojnë ujin.
Në një tigan tjetër skuqim përsëri gjalpë
Pasi është nxehur gjalpi  vendosim filetot e peshkut nga ana e lëkurës. (tek  dyqani mund t’i kërkoni që tju a përgatisë në fileto peshkun). I kthejmë nga ana tjetër filetot
Paralelisht në një tenxhere shkrijmë 15 g gjalpë dhe i hedhim lëngun e një limoni. I përziejmë dhe në fund i hedhim 3 lugë pana.

Jamystic këshillon: Në vend të kovaçit mund të perdorni fileto koce.
Salca e përdorur mund të  kombinohet me të gjithë llojet e peshqve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>