Japonia i dhuron 1.24 milion vaksina Tajvanit

Nga Exit News
Japonia i dhuron 1.24 milion vaksina Tajvanit

Japonia i dhuroi Tajvanit 1.24 milion doza  të vaksinës AstraZeneca , më shumë se dyfishi i dozave që vendi ka marrë deri më tani.

Në kohën e tërmetit të madh në Japoninë Lindore 10 vjet më parë, njerëzit në Tajvan na dërguan shumë donacione shpejt. Unë besoj se kjo është gdhendur gjallërisht në mendjet e njerëzve japonezë, ” citohet nga The Guardian ministri i jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi.

Ai shtoi se dhurata ishte thjesht një reflektim i  partneritetit dhe miqësisë mes vendeve.

Japonia ka porositur 120 milion doza AstraZeneca, pas miratimit për përdorim muajin e kaluar, por ajo ende nuk ka vendosur t’i administrojë për shkak të shqetësimeve për rastet e mpiksjetve të gjakut.

Ministri i Shëndetësisë i Tajvanit, Chen Shih-chung shprehu mirënjohjen që dozat vijnë në një moment kur rastet e infektimit në ishull janë në rritje.

“Besoj se do të jenë shumë të dobishme në parandalimin e përgjithshëm të pandemisë,” deklaroi ai nga aeroporti i Tajpeit.

Vendi aktualisht ka vaksinuar më pak se 2% të popullsisë së tij dhe ka akuzuar Kinën se ka bllokuar përpjekjet për sigurimin e vaksinës Pfizer/BioNTech.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>