Japonia do t’i dhurojë Vietnamit 1 milion doza të vaksinës AstraZeneca, me rritjen e rasteve të koronavirusit në këtë vend.
Lajmi u dha nga ministri i jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, sipas një raportimi nga Reuters.
Numri i infeksioneve në Vietnam ka kapur shifrën 10,241, me 58 raste vdekjeje, në një popullsi prej 98 milion banorësh, që nga fillimi i pandemisë.
Vietnami do të presë dërgesën e vaksinave AstraZeneca nga Japonia të mërkurën, citohet të ketë thënë Motegi për gazetarët.
Japonia po konsideron të dhurojë vaksina shtesë për Vietnamin, Tajvanin dhe planifikon dërgesa të ngjashme në Indonezi, Malajzi, Filipine dhe Tajlandë nga fillimi i korrikut.