Japonia rikthen masat për të huajt pas shfaqjes së variantit të ri

Nga Exit News
Japonia rikthen masat për të huajt pas shfaqjes së variantit të ri

Japonia vendosi të shtunën  të ndalojë përkohësisht shtetasit e huaj të vizitojnë vendin.

Kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit.

Varianti është shfaqur në Britani dhe tani edhe  është përhapur edhe në Europë.

Masa hyn në fuqi më 28 dhjetor dhe do të zgjasë të paktën deri në fund të janarit.

Autoritet vendave kanë njoftuar se shtetasit japonezë dhe të huajt që duan të hyjnë në Japoni duhet të kenë një test negative për koronavirus të kryer në 72 orët e fundit dhe më pas do t’iu duhet të qëndrojnë në karantinë për 2 javë.

Të premten në Japoni u regjistrua rasti i parë i një personi të infektuar me variantin e ri të koronavirusit .

Europa është prekur nga varianti i ri i Covid-19 që pas shfaqjes së tij për herë të parë në Britaninë e Madhe. Edhe pse menjëherë vendet e BE morën masa duke bllokuar fluturimet nga Britania e Madhe, në disa vende të BE janë regjistruar raste me variantin e ri.

Spanja ka konfirmuar katër raste me variantin e ri të COVID-19.

Të infektuarit, të gjithë në Madrid, lidhen me një udhëtim nga Britania. Po ashtu janë raportuar raste edhe në Francë, Danimarkë dhe Holandë.

Sipas shkencëtarëve varianti i ri i koronavirusit përcillet më lehtë tek njerëzit. Por ata shtuan se ai nuk është më i rrezikshëm se virusi që ka filluar prej më shumë se një viti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë të bllokojnë udhëtimet me Britaninë e Madhe, pas shfaqjes së variantit të ri të Covid-19.

Disa vende të Europës i kanë bllokuar tashmë udhëtimet me Britaninë, ndërsa të hënën të njëjtin veprim ndoqi edhe Shqipëria.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>