Shqipëria do të marrë javën tjetër 50 mijë doza të vaksinën Sputnik V.
Lajmin e bëri me dije ministri i Rindërtimit Arben Ahemtaj nga Rinasi, ku së bashku me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministren e infrastrukturës Belinda Balluku pritën 100 mijë doza nga Sinovac.
“Askush s’do të na ndalojmë të bëjmë 500 mijë vaksinime për shqiptarët. Numrat janë në rënie, kemi filluar ta mundim atë flamë, plani i vaksinimit do të vijojë me shpejtësi për të arritur objektivat që kemi”, tha Ahmetaj.
Shqipëria është duke vaksinuar popullsinë me Sinovac, Sputnik V, Pfizer dhe AstraZeneca.