
Prokurorë të SPAK u paraqitën të premten në Kadastrën e Vlorës ndërkohë që drejtori Klodian Troci dha dorëheqjen.
Në vend të Trocit është emëruar Reinard Metaj, raporton Euronews Albania.
Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së kreut të kadastrës por drejtuesit e saj janë dorëhequr në mënyrë të vazhdueshme dy vitet e fundit për shkak të çështjeve të pazgjidhura të pronave në bregdet.
Ndërkohë, prokurorët e SPAK po kryejnë verifikime në disa dosje pronash të qytetit të Vlorës dhe Sarandës.