Qeveria e Kryeministrit holandez Mark Rutte dha dorëheqjen të premten për keqmenaxhimin e subvencioneve të kujdesit për fëmijët.
Rutte do të njoftojë mbretin Willem-Alexander për vendimin dhe do të mbajë një konferencë shtypi më vonë të premten, raporton Reuters.
Vendimi pason një hetim parlamentar muajin e kaluar që gjeti burokratë në shërbimin e taksave që kanë çuar mijëra familje drejt shkatërrimit financiar me akuza të gabuara për mashtrim.
Raporti i hetimit tha se rreth 10,000 familje ishin detyruar padrejtësisht të paguajnë dhjetëra mijëra euro subvencione, duke çuar në papunësi, falimentime dhe divorc.
Ky keqmenaxhim i tillë gjatë një dekade është përshkuar në raport si një “padrejtësi e paprecedentë”.
Qeveria e Holandës hyn kështu në krizë gjatë pandemisë dhe në fazat e para të fushatës së vaksinimit.