Jo një ‘kek me çokollatë’ i zakonshëm

Nga JaMystic
Jo një ‘kek me çokollatë’ i zakonshëm

Nuk do desha që ta quaja ‘kek me çokollatë’ sepse kjo fjalë nuk e përshkruan siç duhet këtë ëmbëlsire. Ajo është një delikatesë e kuzhinës franceze “gateau au chocolat”.

Ka shumë receta për këtë embelsirë, e cila e ndryshon shijen në  bazë të raporteve të  përbërësve. Këto janë raportet e recetës time personale e cila zëvendëson hijshëm çdo tortë ditëlindjeje.

Për 8-10 persona nevojiten:

  • 200g çokollatë për ëmbëlsirë (Nestle);
  • 125g gjalpë ( jo margarinë);
  • 100g miell ;
  • 1 bustinë me fryrës keku;
  • 4 vezë;
  • 150g sheqer;
  • majë kripë .

Ndezim furrën në 180 gradë.

Në një tenxhere me zjarr të avashtë hedhim gjalpin sheqerin dhe çokollaten në copa, dhe duke i trazuar i shkrijmë në formen e një kremi. E heqim nga zjarri.

Në  një enë qelqi ndajmë të  verdhat dhe i hedhim tek masa e çokollatës duke i perzier, ndërsa të bardhat i rrahim me pak kripë deri sa të shtojnë volum .

Tek tenxherja hedhim miellin dhe e trazojmë dhe shtojmë  masën e vezëve duke e përzierë lehtë .

Me anën e një furçe  lyejmë me gjalpë enën ku do ta hedhim masën e kekut dhe e vemë në furrë në 180 gradë.

Jamystic këshillon: Është e rëndësishme që të përdorni produkte të  mira, si tek çokollata ashtu edhe tek gjalpi. Përndryshe rezultati do të jetë zhgënjyes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>