Partia Demokratike amerikane ka nominuar zyrtarisht Joe Bidenin si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Ai do të kandidojë kundër presidentit aktual Donald Trump, si kandidat për Partinë Republikane.
Emërimi i Bidenint u bë gjatë konventës së Partisë Demokratike, e cila këtë vit për shkak të pandemisë u bë online.
Dy ish-presidentët demokratë, Bill Klinton dhe Jimmy Carter, si dhe ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, një republikan, mbështetën kandidaturën e Bidenit.
“Faleminderit shumë nga zemra. Faleminderit të gjithëve, kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time dhe unë do t’ju shoh të gjithëve të enjten”, tha Biden nga shtëpia e tij, pas emërimit. Ai do të mbëjë fjalimin e tij zyrtar në 20 gusht.
Biden ka emëruar Senatoren Kamala Harris për zëvendësen e tij, e para grua me ngjyrë që kandidon për zëvendës presidente në Amerikë.
Ata do ta zhvillojnë të gjithë fushatën presindeciale së bashku.
Ndërkohë Trump ka rikandiduar zëvendëspresidentin aktual Mike Pence.