
Johnson & Johnson do të paguajnë më shumë se 100 milion dollarë për të zgjidhur mbi 1.000 procese gjyqësore që pretendojnë se pudra për fëmijë “Baby Poëder” e prodhuar nga kompania shkakton kancer. Lajmin e dha Bloomberg, duke cituar burime brenda kompanisë.
Kompania ka më shumë se 19 mijë procese gjyqësore nga konsumatorët, të cilët pretendojnë se përdorimi i pudrës i ka shkaktuar kancer. Ndërsa kompania ka deklaruar se produkti është i sigurtë.
Në maj, kompania tha se do të ndalonte shitjen e pudrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada pasi kërkesa kishte rënë, si shkak i keqinformimit në lidhje me sigurinë e produktit.
Vemendja u ngrit pas publikimit të një raporti hetimor të publikuar nga Reuters në 2018, ku tregoi se kompania e dinte që azbesti fshihej në produktin e saj.