Kompania amerikane Johnson & Johnson ka njoftuar se do të dërgojë 220 milionë vaksian kundër koronavirusit në Afrikë.
Johnson & Johnson deklaroi se dega e saj farmaceutike Janssen Pharmaceutica ka firmosur një marrëveshje me Trustin Afrikan të Blerjes së Vaksinae (AVAT), të hënën.
Sipas Reuters, shpërndarja e këtyre vaksinave në 55 vendet e Afrikës do të nisë në tremuajorin e tretë të 2021. Kompania nuk ka bërë publike vlerën e marrëveshjes.
Vaksina e Johnson & Johnson ka vetëm një dozë. Ajo u miratua më 28 shkurt 2021 nga Agjensia Amerikane e Barnave për përdorim emergjentë. Shpërndarja e saj në SHBA ende nuk ka nisur.
Kompania do të shpërndajë 100 milionë doza në SHBA në fund të qershorit. Dozat e para do të nisin administrimin javën e ardhshme.
Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaj kanë porositur, dhe 500 milionë doza janë porositur nga BE për skemën e COVAX.
BE e miratoi përdorimin e vaksinës në fillim të marsit.