Johnson për trazirat në Kapitol: Trump gaboi rëndë

Nga Exit News
Johnson për trazirat në Kapitol: Trump gaboi rëndë

“Donald Trump u gabua kur hodhi dyshime mbi zgjedhjet presidenciale dhe inkurajoi protestuesit të hynin në Kapitol.”

Kështu deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson, mbrëmjen e së enjtes, në një konferencë në Downing Street, në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 6 janarit në Amerikë.

Kryeministri britanik tha se ai “i dënon pa rezerva” veprimet e Trumpit.

Johnson dënoi “skenat e turpshme” dhe bëri thirrje për një “transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit” në Amerikë.

Më pas Johnson përshëndeti certifikimin e Presidentit të zgjedhur Biden nga Kongresi amerikan, duke thënë “demokracia ka mbizotëruar”.

Certifikimi i votave elektorale të Bidenit erdhi një ditë pas sulmeve në Kapitol nga mbështetësit e Trump.

Ata kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve duke u përplasur me policinë dhe hynë në sallën ku po zhvillohej seanca.

Nga përplasja me policinë u raportuan katër viktima, ndërsa mbi 50 persona u arrestuan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>