Boris Johnson i ka bërë thirrje homologëve të tij në samitin e G7 se duhet të mësojnë nga gabimet gjatë pandemisë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se grupi i demokracive kryesore duhet gjithashtu të shmangë gabimet që pasuan përplasjen financiare të vitit 2008 dhe të sigurojë që rimëkëmbja të ndihmojë të gjitha pjesët e shoqërisë.
“Ne duhet të sigurohemi që të mësojmë mësimet nga pandemia, duhet të sigurohemi që të mos përsërisim disa nga gabimet që pa dyshim kemi bërë gjatë 18 muajve të fundit.”, tha Johnson.
Vendet e G7 do të premtojnë një miliard doza vaksinash kundër Covid-19 për të ndihmuar vendet e varfëra të trajtojnë pandeminë.
Johnson tha se ekonomitë e G7 kishin potencialin të “riktheheshin shumë të forta” nga pandemia.