
Drejtuesja politike e Tiranës për PD-në, Jorida Tabaku u shpreh se PD u rrit me 30%, ndërkohë që PS-ja ka rënë. Në një deklaratë për shtyp, Tabaku u shpreh se:
“Rezultatet e degës 10 janë të jashtëzakonshme, PD është rritur me 30%, ndërkohë që PS kanë rënë. Numëruesit të vazhdojnë të numërojnë. Tirana po i prin ndryshimit. Unë i ftoj të gjithë të vazhdojnë të numërojnë. Njësia 10 është pasqyrë si do jetë Tirana”.