Shteti francez dekoroi shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare me titullin Komandant i Legjionit të Nderit.
Në Francë, ky titull i jepet çdo vit personaliteteve më të spikatura.
Ndër të tjerë, dhe gazetarët e gazetës Charlie Hebdo u dekoruan me këtë titull, pas vrasjes në sulmin e janarit të vitit të shkuar.