Kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli u shpreh se gara në parti nuk është e barabartë.
“Unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ngritur PD”, u shpreh ai për mediat, pas një takimi me strukturat e PD-së në Korçë.
Ai propozoi që “anëtari i partisë të zgjedh vetë kandidatët për deputet për bashki dhe kryetarët e degëve, jo ti caktojë dikush nga Tirana”.
Kadilli pranoi vjedhjen e zgjedhjeve, por u shpreh se “Basha humbi”.