
Fatbardh Kadilli ka dorëzuar të premten kandidaturën e tij për garën për kryetarin e Partisë Demokratike. Përmes një deklarate për mediat, Kadilli u shpreh:
“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve.”
Ai deklaroi se do të përfaqësojë demokratët dhe nuk do t’i zhgënjej ata.