Kalojnë vetingun prokurori Muçi e gjyqtarët Hallunaj e Kadi

Kalojnë vetingun prokurori Muçi e gjyqtarët Hallunaj e Kadi

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi, gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj dhe gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kadi kaluan sot vetingun dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Vendimet për tre magjistratët u morën sot nga trupat përkatëse të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurori Besnik Muçi është kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Megjithëse KPK, gjatë hetimit administrativ, gjeti mospërputhje mes deklaratave të pasurisë të bëra për një shtesë në një prej apartamenteve, ajo vendosi të rikonfirmojë në detyrë prokurorin.

Për gjyqtarin Dritan Hallunaj, i cili kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor, prokuroria paraqiti një ankesë lidhur me vendimin për pafajësinë që i dha Arben Frrokut në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Por KPK nuk e ka marrë parasysh ankesë dhe konfirmoi në detyrë zotin Hallunaj.

Për gjyqtaren Brunilda Kadi, pavarësisht kalimit me sukses të vetingut, KPK vendosi transferimin e një ndër vendimeve të gjyqtares në KLD për të vlerësuar nëse ka shkelje disiplinore.

Brunilda Kadi është kandidate për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>