![Screen Shot at PM Kalon mbi 50 milionë numri i të infektuarve me Covid19 në botë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/Screen-Shot-2020-10-04-at-6.22.52-PM.png)
Numri i të infektuarve në botë kali mbi 50 milion të dielën, sipas Reuters. Numri i të infektuarve gjatë muajit të fundit përbën një të katërtën e totalit të të infektuarve.
Tetori ishte muaji më i keq për pandeminë deri më tani, Shtetet e Bashkuara u bënë vendi i parë që raportoi më shumë se 100,000 raste ditore.
Mesatarja e fundit shtatë ditore tregon se infeksionet globale ditore po rriten me më shumë se 540,000. Më shumë se 1,25 milion njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.
Gjatë 32 ditë numri i rasteve u rrit nga 30 milion në 40 milion. U deshën vetëm 21 ditë për të shtuar 10 milion të tjerë.
Evropa, me rreth 12 milion raste, është rajoni më i prekur, duke tejkaluar Amerikën Latine. Evropa përbën 24% të numrit të vdekjeve nga COVID-19.
Sipas një analize të Reuters, rajoni po regjistron rreth 1 milion infeksione të reja çdo tre ditë. Kjo është 51% e totalit global.
Franca regjistroi 54,440 raste në ditë me mesataren e fundit shtatë ditore, një normë më e lartë se India me një popullsi shumë më të madhe.
Vala e dytë e virusit po teston sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Evropën, duke bërë që Gjermania, Franca dhe Britania të urdhërojnë mbylljen e vendeve.
Danimarka, e cila vendosi një bllokim të ri në disa zona veriore, urdhëroi shkatërrimin e 17 milion nuselale, pasi një mutacion i koronavirusit të gjetur në këto kafshë u përhap në njerëz.
Shtetet e Bashkuara, me rreth 20% të rasteve globale, po përballen me valën e tyre më të keqe, duke regjistruar më shumë se 100,000 raste ditore.SHBA-të raportuan një rekord të më shumë se 130,000 rasteve të shtunën.