Kalon vetingun drejtuesja e prokurorisë Pogradec Dorina Bejko

Nga Exit News
Kalon vetingun drejtuesja e prokurorisë Pogradec Dorina Bejko

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë, të hënën, prokuroren Dorina Bejko.

Vendimi për Bejkon u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia si kryesues, Suela Zhegu si relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare.

Dorina Bejko prej disa kohësh është drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Gjatë seancës me KPK-në, Bejkos iu gjetën disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë ndër vite.

Në deklaratën e pasurisë për vetingut, Bejko ka shkruar se familjes së saj i është shtuar sasia e parave cash me  5.3 milionë lekë, për shkak të shitjes së një apartamenti në Tiranë në vitin 2012. Por në deklaratat ndër vite, Bejko ka deklaruar pakësim të gjendjes së parave cash për shkak të shpenzimeve.

Bejko deklaroi gjatë seancës se pasaktësia në deklarimin e likujditetit në vlerën 5.3 milionë lekë ka ardhur për faktin se në deklaratën veting duhej të pasqyroheshin gjithë pasuritë, përfshi edhe ato që ishin pakësuar.

Në lidhje me pastërtinë e figurës dhe profesionalizmit, Bejko u vlerësua pozitivisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>