Kalon vetingun gjyqtari Medja, kandidat për KED

Kalon vetingun gjyqtari Medja, kandidat për KED

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative Gentian Medja.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Gjyqtari Medja kandidon për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

KPK raportoi se gjyqtari Medja ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka burime të ligjshme për ta justifikuar atë. DSIK, po ashtu, dha vlerësim pozitiv për figurën e gjyqtarit.

Lidhur me aftësitë profesionale, KPK tha se gjatë hetimit janë vënë re se ka shumë çështje gjyqësore ku gjyqtari nuk ka zbardhur siç duhet vendimet për shtyrje seancash dhe në shumë raste çështjet gjyqësore të gjykuara prej tij janë zgjatur në kohë.

Në mbrojtje të tij, Medja tha se puna në Gjykatën Administrative të Tiranës është mbi normal e zakonshme:

“Ngarkesa është tre herë mbi normalen, është fizikisht e pamundur të shqyrtohen kaq shumë çështje në kohë”.

Vetëm gjatë viteve të fundit, gjyqtari MEdja ka shqyrtuar 2094 çështje dhe ka dhënë vendim për 1864 prej tyre.

Gjyqtari Medja e ka filluar karrierën në vitin 2004 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe në vitin 2013 është transferuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>