Kalon vetingun gjyqtarja Blerona Hasa

Nga Exit News
Kalon vetingun gjyqtarja Blerona Hasa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar të hënën në detyrë  gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit Blerona Hasa.

Vendimi u mor nga Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.

Gjatë seancës së 23 korrikut, KPK deklaroi se kishte gjetur disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë së gjyqtares.

Sipas relatores Brunilda Bekteshi, kishte mospërputhje mes të dhënave të pasqyruara në deklaratën veting nga gjyqtarja Hasa dhe dokumentacionit të administruar nga institucionet për ndërtimin e një kati banimi dhe papafingoje në pjesën e sipërme të një shtëpie në Durrës.

Bekteshi tha se ‘nga kryerja e analizës financiare duket se subjekti i vlerësimit nuk ka pasur mundësi financiare në vlerën 6.1 milionë lekë për kryerjen e investimeve për banesën dhe shpenzimet familjare.’

Gjyqtarja Hasa i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe kërkoi konfimimin në detyrë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>