Zëvendës-Presidentja e sapozgjedhur Kamala Harris ka reaguar pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve nga kandidati që ajo mbështet.
Në një postim në Twitter, Harris shkruan:
“Këto zgjedhje janë shumë më tepër se sa për Joe Bidenin apo për mua. Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë.”
Kamala Harris është gruaja e parë me ngjyrë që emërohet si zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.