Kamionçina hyn në garën e çiklistëve në SHBA, plagosen 6 persona

Nga Exit News
Kamionçina hyn në garën e çiklistëve në SHBA, plagosen 6 persona

Një person hyri me kamionçinë në një garë bamirësie çiklizmi në Arizona të SHBA duke plagosur rëndë 6 çiklistë.

Policia tha se i dyshuari 35-vjeçar, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u ndoq nga oficerët.

Gjatë ndjekjes policia ka qëlluar dhe e ka plagosur.

Gjashtë çiklistë u dërguan menjëherë në spital pas përplasjes, katër prej të cilëve janë në një gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët janë kritikë, por të qëndrueshëm.

Pronari i dyqanit të çilkizmi që kishte sponsorizuar garën i tha New York Times se grupi i çiklistëve që u godit nga automjeti ishin të moshës 55 e lart.

Nuk dihet ende arsyeja përse 35-vjeçari ka ndërmarrë këtë akt të rëndë duke rrezikuar jetën e dhjetëra njerëzve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>