Kanadaja aprovon vaksinën anti-Covid të Modernas

Nga Exit News
Kanadaja aprovon vaksinën anti-Covid të Modernas

Kanadaja aprovoi të mërkurën vaksinën anti Covid-19 të kompanisë Moderna. Ajo pritet të marrë deri në 40 milion doza të vaksinës në vitin 2021.

Vaksina konsiderohet të jetë efektive mbi 90 % kur jepet në dy doza 0,5 mililitër, në një distancë kohore prej 1 muaji.

Sipas detajeve të autorizimit të Health Canada, vaksina nuk duhet t’u jepet njerëzve me alergji ndaj ndonjë prej përbërësve.

Kanadaja aprovoi në dhjetor edhe vaksinën anti-Covid të Pfizerit, me të cilën kanë nisur të vaksinohen punëtorët shëndetësorë dhe të moshuarit.

Gjithashtu të tjera eksperimentale si ajo e AstraZenecas dhe Johnson & Johnson kanë aplikuar në Kanada.

Ndërsa SHBA aprovoi vaksinën e Modernas të premten.

Vaksina e Modernas kërkon të mbahet në temperatura të ulët, por jo shumë të ulët si ajo e kompanive Pfizer e BioNTEch – vaksina e Modernës mund të ruhet për 30 ditë në frigoriferë me temperaturë standarde, ndërsa ajo e Pfizerit duhet të ruhet në temperaturë -70 gradë dhe mund të durojë vetëm 5 ditë në temperature standarde frigoriferike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>