
Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Covid-19 të Pfizerit për përdorim tek fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, njoftoi Reuters. I njëjti vendim pritet të miratohet nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA.
Zyrtarët kanadez u shprehën për Reuters se vaksina Pfizer është e sigurt dhe efektive në grupmoshën e re.
Këtë javë autoritetet raportuan vdekjen e tretë si pasojë e mpiksjes së rrallë të gjakut pasi morën vaksinën Covid-19 të AstraZeneca.