
Kandaja është duke pritur doza vaksinash kundër Covid-19, duke dyfishuar kështu furnizimin e saj me vaksina.
Por ndërkohë ajo po përballet me variante të reja të virusit të cilat po dërgojnë vendin drejt një vale të tretë të Covid-19.
Në krahasim me vendet e tjera të pasura, Kanada ka ngecur sa i takon vaksinimit edhe pse ka marrë doza mjaftueshëm për të vaksinuar popullsinë.
Marrëveshjet që kishte bërë Kanada me kompanitë i siguruan pak doza në tremujorin e parë të 2021. Në tremujorin e dytë pati një rritje.
Zyrtarët thanë të Premten se 6.8% e popullsisë kishin marrë të paktën një dozë vaksine.