Kancelari austriak Kurz nën hetim për dëshmi të rreme

Nga Exit News
Kancelari austriak Kurz nën hetim për dëshmi të rreme

Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe shefi i tij i shtabit Gerhard Bonelli, janë nën hetim për dhënien e dëshmive false.

Prokuroria Anti-korrupsion pretendon se ata kanë bërë deklarata të rreme para komisionit parlamentar që hetoi  të ashtuqujturën “Çështja Ibiza”.

Cështja kishte lidhje me një video, në të cilën u shfaqën ish-zv.kancelari Heinz-Christian Strache dhe zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Johann Gudenus, duke premtuar kontrata fitimprurëse të qeverisë, në këmbim të mbulimit pozitiv mediatik.

“E dija që kishte një kërkesë ligjore për të thënë të vërtetën në komision dhe prandaj, natyrisht, gjithmonë iu përgjigja pyetjeve me vërtetësi,” u tha Kurz gazetarëve në Vienë.

Ai shtoi se ishte i sigurt se do të provonte pafajësinë.

Kurz mendohet se ka gënjyer, sipas një raportimi nga Deutsche Welle, kur mohoi para komisionit në 2019, se nuk kishte dorë në emërimin e të besuarit të tij, Thomas Schmid në krye të OBAG.

Kjo e fundit menaxhon aksionet e Austrisë në një numër të kompanish, përfshirë kompaninë e naftës OMV.

Komisioni parlamentar ka deklaruar se zotëron tekste mesazhesh të shkëmbyera mes dy burrave, në të cilat Kurz i premton Schmid “gjithçka që dëshiron” para emërimit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>