Kandidimi i kryetarit në 4 qarqe, PD: Pazar i ulët, në kundërshtim me OSBE-në

Nga Exit News
Kandidimi i kryetarit në 4 qarqe, PD: Pazar i ulët, në kundërshtim me OSBE-në

Partia Demokratike e quajti si ‘pazar të ulët’ ndryshimin në Kodin Zgjedhor që lejon kryetarin e një partie të kandidojë në katër qarqe të vendit.

Gjatë një konferencë për shtyp, të dielën, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi:

“Dhënia e të drejtës e një kryetari partie për të kandiduar njëherësh ne 4 qarqe është një pazar i ulët që Edi Rama ka bërë me qëllim heqjen e koalicioneve me liste të përberë duke mashtruar shqiptaret se do të hapte listat.”

Zoti Bylykbashi sqaroi se këtë gjë, OSBE/ODIHR e ka quajtur të paligjshme në rekomandimet e vitit 2009:

“Ky pazar, për kandidimin në 4 qarqe të kryetarëve të partive, bie ndesh me rekomandimin nr2 te vitit 2009 te OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Në atë kohë, ODIHR  konsideroi se kjo binte në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminit.”

Pak orë më parë, kryeministri Rama njoftoi se parlamenti do të miratojë nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pavarësisht nëse ka dakordësi mes palëve apo jo. Një prej këtyre ndryshimeve, lejon që kryetari i një partie të kandidojë në disa qarqe njëkohësisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>